Pak ditë më parë trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, deklaroi se
Jese Rodrigues është një lojtar me shumë potencial që mund t’i bashkohet "La Roja"-s, qëndrim ky që shihet me sy pozitiv edhe nga tifozët. Në një sondazh të "AS", 66% të lexuesve iu përgjigjen po pyetjes nëse
Jese duhet të grumbullohet në kombëtare. Dhe në fakt mbështetja ndaj të riut merenges e ka një bazë. 20-vjeçari ka shënuar në "Camp Nou", në "Mestalla", në "San Mames" dhe në "Santiago Bernabeu" ndaj Atletico Madrid në Kupën e Mbretit, madje 2 golat e fundit i ka realizuar brenda tre ditësh.
Mbështetësit e Realit u besojnë shifrave, ndaj 68% e tyre mendojnë se
Jese duhet të luajë titullar në sfidat e radhës në vend të Cristianos Ronaldos së pezulluar.
Portugezi ka humbur gjithsej 18 takime të La Ligas me Realin e Madridit për arsye demtimi dhe pezullimi dhe në këto ndeshje "Los Blancos" kanë mundur të fitojnë 12 herë, të barazojnë 3 dhe të humbasin po 3 takime. Pra, gati 66% të sfidave janë fituar edhe pa 2 herë fituesin e Topit të Artë, por kur luan
portugezi,
Reali fiton 80% të ndeshjeve në të tre kompeticionet.
Mungesa e Ronaldos ndikon negativisht edhe në mesataren e golave të Realit. Në 18 sfidat e kampionatit pa
Cristiano Ronaldon, "Los Blancos" kanë shënuar mesatarisht 2.2
gola për ndeshje, shifër kjo që shkon në 2.7
gola për ndeshje, kur
portugezi është në fushë.
Duket qartë që
Reali humbet shumë në fazën sulmuese nga mungesa e luzitanit, edhe pse
Cristiano nuk po kalon momentin e tij më të mirë me vetëm 1 gol të shënuar në katër takimet e fundit. Pezullimi i tij do të ndikojë edhe në garën për golashënuesin më të mirë të La Ligas, ku 29-vjeçvari kryeson me 22
gola. Përgjegjësia tashmë bie mbi lojtarët e tjerë të formacionit mernges, te Benzema, Bale, Di Maria dhe
Jese, që të katërt së bashku kanë realizuar 30
gola në La Liga. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2014,
ora 15:13