Mungon ndaj Italisë, ky është mesazhi i Mavrajt para ndeshjes
Dëshira e tij ishte e madhe që të ishte një ndeshje të madhe si ndaj Italisë, por një dëmtim ja ka bërë të pamundur. Mërgim Mavraj dhe njëherë sot ka treguar se është një njeri me vlera të mëdha dhe që e dashuron shumë kombëtaren kuqezi.

Ai ka shkruar një mesazh për shokët e skuadrës në prag të ndeshjes në Facebook.

“E pamundur për të qenë i gatshëm në këtë ndeshje, por me shpirt e zemër jam me çunat e kombëtares! Shpresoj që dëmtimet të mos më pengojnë më në të ardhmen. Ju dua fort!!!”, ka shkruar mbrojtësi i kombëtares./albeu.com/
Shtuar më 21/03/2017, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori