Mungon Palacio, Podolski në fushë kundër Juves?
Mund të ketë risi në formacionin e Interit për sfidën e sotme kundër Juventusit. Në udhëtimin me skuadrën drejt Torinos ka munguar argjentinasi Rodrigo Palacio, i cili ka qënë që dje në dyshim për shkak të gripit.

Me mungesën e tij ngrihen kuotat për debutimin e gjermanit Lukas Podolski, i cili është edhe blerja e parë e Interit në këtë merkato janari.

Juventus-Inter luhet sonte në ora 21:00. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori