Mungon vetëm zyrtarizimi, Arturo Vidal gati firmën me gjigandët e Serie A
Arturo Vidal do të jetë largimi i radhës nga Barcelona, teksa mesfushori kilian është pranë vetëm zyrtarizimit të Interit.

Tashmë vetëm kjo mungon dhe mediat në Itali e Spanjë kanë raportuar akordin e arritur mbi këtë çështje.

Gjigandët katalanas i kanë dhënë dritën e gjelbër që të lëviz pa ndonjë kosto, por duke hequr dorë nga viti i fundit i pagesës.

Antonio Conte është gati për ta përfaquar sërish në skuadër, trajneri me të cilin Vidal u rrit së tepërmi në Itali.

Kontrata që do të firmos kiliani është për dy sezone me të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër, ndërsa do të fitojë 6 milionë euro në vit.
Shtuar më 03/09/2020, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori