Mungon vetëm zyrtarizimi, Panucci arrin akordin me gjigantët grek
Pas shkarkimit nga stoli i Kombëtares shqiptare, trajneri Christian Panucci është në bisedime me Arisin e Selanikut.

Sipas Gianluca Di Marcios, palët kanë arritur marrëveshjen ekonomike, por ngërçi qëndron në faktin se tekniku italian kërkon të marrë me vete në stafin teknik 2 nga 3 njerëzit e besuat të tij.

Në momentin që dëshira e Panuçit do të plotësohet, atëherë do të vijë edhe zyrtarizimi i trajnerit te skuadra greke.

Kujtojmë që te Aris sezonin e shkuar u aktivizuan 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj.
Shtuar më 20/09/2019, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori