Muntari, 19 sekonda për 1 supergol (VIDEO)
Pëlqej
Sapo është mbyllur pjesa e parë e superndeshjes së javës në Serie A mes Juventusit dhe Milanit. Dy gola në 15 minutat e para dhanë përshtypjen se ndeshja do të kishte shumë gola por në 30 minutat e mbetura të dy ekipet u treguan të kujdesshme, edhe pse rastet dhe emocionet nuk munguan.

Mesfushorit ganez të Milanit, Sulley Muntari i mjaftuan vetëm 19 sekonda për të kaluar në avantazh skuadrën e Massimiliano Allegrit falë një goli me të vërtetë shumë të bukur por edhe të çuditshëm.

Kampionët barazuan pas 14 minutash me anë të Andrea Pirlos. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori