Murinho flet për merkaton e United: Dua dhe dy lojtarë të tjerë
Dera është e hapur për Gareth Bale që të bashkohet me Manchester Unitedin, pasi Jose Mourinho la të kuptohet se ai është i interesuar ta nënshkruajë atë.

United tashmë kanë rrëmbyer Victor Lindelof dhe Romelu Lukaku këtë verë, por portugezi nuk dëshiron që merkatoja e tyre të përfundojë këtu. Mourinho u kap në kamera duke biseduar me Bale para ndeshjes së tij të dielën kundër Real Madridit dhe i tha atij se ai nuk mund ta blejë atë, sepse vetë lojtari nuk kishte folur për tu larguar, përcjell Albeu.com.

"Unë jam i kënaqur me ekipin tim, por do të doja të kisha dy lojtarë të tjerë, njëri prej tyre do të ishte një mënyrë për të më dhënë më shumë opsione dhe balancim në qendër të fushës dhe një sulmues tjetër që mund të luajë në të dy krahët", tha Mourinho.

"Por kurrë nuk flas për lojtarët e ekipeve të tjera, sepse nuk do të dëshiroja që një trajner tjetër të fliste për lojtarët e mi". përfundoi portugezi. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori