Murinho flet për Moratan: Jam i gëzuar kur shikoj evoluimin e tij
José Mourinho ka folur edhe për Alvaro Morata pas miqësore kundër Galaxy.

"Është një turp, ai është një lojtar i cili debutoi në ekipin e parë me mua dhe unë jam i gëzuar kur shikoj evoluimin e tij tek Juventus dhe Real Madrid. Por ne nuk arritëm një marrëveshje me klubin e tij dhe nuk mendoj se ne dështuam." tha tekniku portugez për Alvaro Moratën dhe dështimin e negociatave, përcjell Albeu.com.

Morata tani sipas Marca ka ndryshuar mendim dhe dëshiron që të paktën edhe këtë sezon të jetë pjesë e ekipit më të mirë në botë. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori