Murinho kërkon të jetë një Ferguson i dytë: Dua të qëndroj dhe 15 vite
Në një intervistë për ESPN, Jose Mourinho tha se ai ishte i përgatitur për të jetuar një cikël të gjatë në stolin e Manchester United.

"Unë jam i gatshëm, pse mos të jem gati për të qëndruar këtu dhe për 15 vitet e ardhshme. A do të jetë e vështirë për shkak të presionit? Puna jonë është e madhe, ne gjithmonë duhet të fitojë dhe vetëm të fitojë dhe çdo vit është më e vështirë. Unë dua të tregoj në klubin tim se puna ime shkon përtej rezultateve. Për këndvështrimin tim puna jonë nuk perceptohet vetëm me atë që ne bëjmë në fushë, ajo është shumë më tepër." tha special One për ESPN, përcjell Albeu.com.

Murinho dhe Manchester United janë në SHBA ku po trajnohen për fazën parapërgatitore të sezonit. Sezoni zyrtarisht i djajve të kuq fillon me datë 8 gusht, ku Murinhon e pret ish ekipi i tij. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori