Murinho sfidon dhe Milanin, gati t'ia heqë talentin nga duart
Jose Mourinho
Manchester United po tenton në një marrëveshje me Renato Sanches.

Sipas The Sun, i cili thotë se Jose Mourinho është ende i gatshëm të nënshkruajë me 19-vjeçarin pasi e humbi ndaj Bayernit verën e kaluar.

Futbollisti portugez shkëlqeu me Portugalinë në Euro 2016, dhe bindi Bayernin të paguante 31 milionë paund për ta çuar atë në Allianz Arena, përcjell Albeu.com.

Por ai nuk ka arritur të gjejë një vend në formacionin e parë, duke lënë të kuptohet se lojtari mund të largohet nga klubi në kërkim të futbollit më të rregullt. Milan gjithashtu ka negociatat e hapura me klubin bavarez. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2017, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori