Murinho shpjegon pse nuk u nënshkrua me Moratën
Jose Mourinho ka folur për ndjekjen e dështuar të Manchester United për sulmuesin e Real Madrid Alvaro Moarata.

United u tërhoq nga bisedimet me Realin mbi Moratën, pasi gjigandët spanjollë refuzuan të hiqnin dorë prej shifrës 79 milionë paund (90 milionë euro).

Mourinho dhe United vlerësuan Moratën në 65 milionë paund dhe në vend të kësaj nënshkruan një kontratë prej 75 milionë paund për sulmuesin e Evertonit Romelu Lukaku, pasi negociatat me Realin u ndaluan, përcjell Albeu.com.

"Nuk më pëlqen të flas për lojtarët që nuk janë tonit, sepse Morata nuk është lojtari ynë", tha Mourinho. "Unë nuk jam askush për të folur për lojtarët nga Real Madrid. Po, kemi pasur interes, kjo është e qartë dhe është publike. Nuk kemi arritur në një marrëveshje ekonomike, kjo është e qartë. " tha portugezi për ngërçin e negociatave midis dy klubeve. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2017, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori