Murinjo nuk heq dorë nga Godin, ofron 20 milionë euro
Pëlqej
Jose Murinjo nuk heq dorë për të afruar te Manchester United mbrojtësin e Atletico Madrid Diego Godin.

Tekniku portugez po monitorin situatën e Godin, madje ka ofruar 20 milionë për qëndërmbrojtësin tashmë 32 vjecar.

Në rast të një refuzimi nga ana e spanjollëve, ashtu siç bënë edhe në verë, Manchester United do të tentojë të transferojë Gary Cahill nga Chelsea, i cili me Maurizio Sarrin në stol po luan gjithnjë e më pak, ndaj dhe largimi pritet të jetë zgjidhja më e mirë për mbrojtësin.

Probleme me mbrojtësit Smalling, Eric Baily apo dhe Darmian që do largohet kanë detyruar Special One të kërkojë mbrojtës. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori