Muriqi: “Jam krenar që jam shqiptar”
Albeu.com
Përballja me një boksier që renditet në mesin e dhjetë më të mirëve të të gjitha kohërave në kategorinë gjysmë të rëndë nuk shtë një ngjarje dosido dhe Elvir Muriqi, boksieri shqiptar që në ring njihet me nofkën “Kosova Kid” nuk ka ndërmend që t’i lë asgjë rastit.Kur kanë mbetur më pak se një muaj para duelit me amerikanin Antonio Tarver, 36-vjeçarin që aktualisht renditet si boksieri i dytë më i mirë i kategorisë gjysmë të rëndë, Muriqi ka filluar përgatitjet intensive të cilat po i zhvillon në Poconos të Pensilvanias, pikërisht në vendin ku ish-kampioni i botës Lennox Lewis zhvillonte përgatitjet para dueleve të mëdha.

“Siç e dini në këtë ndeshje nuk më duhet që të pres rezultatin nga gjyqtarët, por duhet që të fitoj bindshëm. Pra më duhet të jap 150 % nga vetja. Strategjia dhe koncepti i ndeshjes janë gati të zgjedhura. Kohë të lirë për mendime nuk ka, vetëm një mendim, fitore. Ushtrimet janë intensive dhe në moment e gjithë puna shkonë mbarë”, ka thënë Muriqi i vetëdijshëm se në përballje me Tarverin ai nuk do të jetë i preferuari i publikut amerikan dhe gjyqtarëve.

27-vjeçari i lindur në Pejë të Kosovës dhe që në ringunb profesionist që nga 19 qershori i vitit 1998 paraqitet me flamurin kombëtar ka falenderuar të gjithë adhuruesit e tij shqiptarë anembanë botës që i kanë dhënë përkrahje dhe i ka ftuar ata që të jenë prezent në “Boardwalk Hall” të Atlantic City në Shtetet e Bashkuara më 22 prill. “Besoj se të gjitha do t’ua kthejë me një fitore të madhe kundër Tarverit”.

“Jam krenar që jam shqiptar e që mbroj ngjyrat e kombit tonë”, e ka mbyllur mesazhin e tij për tifozët shqiptarë Elvir Muriqi.



ELVIR MURIQI

Kombësia: Shqiptar

Alias: Kosova Kid

Kategoria: Gjysmë e rëndë

Renditja botërore: 46 / 620

Datëlindja: 1979-04-29

Trajner: Colin Morgan

Fitore 34 (21 KO) | Humbje 3 | Barazime 0 | Total 37
Shtuar më 26/03/2007, ora 15:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori