"Muriqi është Zot i futbollit në Prishtinë", mediat serbe thurin elozhe për Muriqin (FOTO LAJM)

Një luan i vërtetë dhe një luftëtar i jashtëzakonshëm, kështu përkshkruhet më së miri Vedat Muriqi.

Kosova fitoi dje ndaj Malit të Zi me rezultatin 2:0, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian "EURO 2020", me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.

Media serbe, "Blic" ka raportuar për Muriqin, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike mbrëmë.

"Ky njeri është Zoti i FUTBOLLIT në PRISHTINË!! Anglezët e kujtojnë mirë, stadiumi iu përkul dhe lavdërimet nuk pushuan. Vedat Muriqi është zot i futbollit në Prishtinë, dhe koreografia e veçantë e ka dëshmuar atë", shkruan media serbe.
Shtuar më 15/10/2019, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori