Muriqi ishte gati të zgjidhte Turqinë
Sot luan për një nga skuadrat më të mëdha të Turqisë dhe mban peshën e sulmit te përfaqësuesja e Kosovës.

Dardanët janë vërtetë me fat që kanë në skuadër një lojtar si Vedat Muriqi, klasin e të cilit tashmë do ta shijojnë javë pas jave tifozët e Fenerbahces.

Dardanët janë vërtetë me fat, sepse sot Muriqi mund të ishte duke mbajtur veshur fanellën e Turqisë.

Lajmi i bujshëm është zbuluar nga njeriu që besoi fillimisht tek ai kur ishte thjeshtë një i panjohur, ish-presidenti i skuadrës së ligës së dytë Giresunspor Mustafa Temel Bozbag i cili e mori nga Teuta për të luajtur në Turqi para 5 vitesh, kur Muriqi ishte vetëm 20 vjeç.

I jam lutur që të luajë për kombëtaren tonë.

Kam folur me të gjithë, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Muriqi e kishte pasaportën turke. Unë nuk i njoh shumë detajet sesi punohet te kombëtarja.

Unë jam mahnitur me të. E ka ndjekur edhe trajneri i Turqisë U-21 asokohe, Abdullah Ercan, për ta parë në një ndeshje dhe i pëlqeu. Por sulmuesi tha se procedurat po hasnin shumë probleme dhe nuk po zgjidheshin, kështu që pranoi ftesën e Kosovës”, ka thënë Mustafa Temel Bozbag.
Shtuar më 16/09/2019, ora 11:20
Drenica
e Hënë 16 Shtator 2019, Ora 13:19
Ehh neandertal e bir... po shka pe cet at gjuhe si kafsh?!?
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori