Muriqi kryen me sukses vizitat mjekësore te Lazio
Vedat Muriqi ka kryer me sukses vizitat mjekësore tek skuadra italiane Lazio.

Sulmuesi nga Kosova ka udhëtuar drejt Romës ku së shpejti do të zyrtarizohet nga klubi bardhekaltër.

Muriqi ka kryer tanimë me sukses vizitat mjekësore tek skuadra kryeqytetase, ku tani Lazio ka publikuar edhe fotot e para.

Reprezentuesi kosovar shihet mjaftë i lumtur teksa kryen vizitat mjekësore tek ky ekip.

26-vjeçari gjatë ditës pritet të zyrtarizohet nga Lazio, pasi klubi italian ka pagua 18 milionë euro për të, plus dy milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Muriqi do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare ku do të fitojë mbi dy milionë euro në sezon.
Shtuar më 14/09/2020, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori