Muriqi më i pëlqyeri edhe te Fenerbahce (FOTO LAJM)

Vedat Muriqi është njëri nga futbollistët më të përfolur në Evropë kohët e fundit.

Sulmuesi nga Prizreni po kalon formë shumë të mirë si me Fenerbahcen ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës.

Muriqi ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve, si në Kosovë ashtu edhe në Turqi.

Kjo tregon edhe për pëlqimet që po merr në faqen e skuadrës në Facebook.

Feneri ka publikuar katër fotografi të futbollistëve në Facebook, ku ajo e Muriqit është më e pëlqyera.

Për sulmuesin shtatlartë kanë shfaqur interesim të madh shumë skuadra evropiane, sidomos nga Premierliga.
Shtuar më 16/10/2019, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori