Muriqi mposht koronavirusin, gati të debutojë me Lazion
Vedat Muriqi sulmuesi më i ri i Lazios fiton betejën me koronavirusin. I izoluar në Turqi prej disa ditësh pas transferimit zyrtar te bardhekaltrit, bomberi i përfaqësueses së Kosovës ka marrë lajmin e mirë se e ka mposhtur COVID-19, ndërsa pret edhe përgjigjen e testit të dytë.

Duke iu referuar asaj që shkruan Corriere Dello Sport, shumë shpejt Muriqi do të udhëtojë drejt Italisë për të nisur përgatitjet me skuadrën kryeqytetase edhe pse debutimi i tij pritet të ndodhë pas pauzës së kombëtareve. Blerja e kartonit të Muriqit nga Fenerbahce i kushtoi arkave të Lazios 18 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusesh.

Shtuar më 29/09/2020, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori