Murray eliminon Federerin nga Masters Cup
Pëlqej
Albeu.com
Britaniku Andy Murray ka eliminuar Roger Federerin nga turneu Masters Cup në Shangai, pas rikthimit në dy setet e fundit, duke e mposhtur me rezultat 4-6, 7-6, 7-5.
Humbja e Federer do të thotë se francezi Gilles Simon tash do të mbajë vendin e dytë në tabelë dhe do t’i bashkohet Murrayt në kualifikimet e Grupit të Kuq për në gjysmëfinale të këtij turneu, duke lënë jashtë zviceranin.

Numri tre i tenisit, serbi Novak Djokovic, dhe rusi Nikolay Davydenko ,janë dy gjysmëfinalistët tjerë, të cilët u rreshtuan në dy pozitat e para në Grupin e Artë.

Murray, i cili kryeson në Grupin e Kuq, do të përballet me Davydenkon në gjysmëfinalen e sotme, derisa Djokovic do të përballet me Simon.
Shtuar më 15/11/2008, ora 17:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori