Musa Sow mund të jetë zëvëndësuesi i Kasanos
Nga Amauri te Kualjarela, duke kaluar nga Drogba tek Toni. Këto janë rrugët në të cilat po ecen klubi i Milanit në merkato për të gjetur zëvëndësuesin e Antonio Kasanos.

Sëmundja e këtij të fundit e ka detyruar klubin kuqezi të detyrohet të kërkojë një sulmues për merakton e dimrit duke ditur që Kasano mund të mungojë gjatë.

Emri i fundit në axhendën e Galianit dhe Braudas është ai i Musa Sow. Siç raporton "mervato365.com", sulmuesi i Lille në kampionatin francez mund të jetë një prej alternativave për sulmin e Milanit. Lojtari ka një kontratë me klubin francez që i skadon në qershor të 2013-ës. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori