Mustafi bind Ozilin ta vazhdojë kontratën me Arsenalin
Mesut Ozil tashmë edhe zyrtarisht ka pranuar të vazhdojë kontratën me Emirates Stadium.

Kështu shkruan e përditshmja britanike Daily Mail, e cila raporton se mesfushori gjerman tashmë ka vendosur të qëndrojë tek “topçinjtë”.

Gjatë këtij afati kalimtar, Ozil spekulohej se do të largohej nga skuadra e Arsenalit, transmeton Telegrafi.

The Sun raportoi gjatë ditës se mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi do të mundohet ta bind bashkëlojtarin në Gjermani të qëndrojë te skuadra e trajnerit Arsene Wenger.

Kujtojmë se mesfushorit turko-gjerman i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë me Gunners. /Albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori