Pjesëmarrja në "Brazil 2014", por mbi të gjitha aktivizimi titullar me Gjermaninë në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit, i ka rritur shumë kuotat e Shkodran
Mustafit në merkato. 22-vjeçari nga Gostivari, që u bë shqiptari i parë në histori që ngre lart Kupën e Botës tashmë kushton 15 milionë
euro.
Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, e konsideron pjesë të projektit të skuadrës tij, por nëse do të hezitonte për ta shitur nëse i vjen oferta e duhur. Numri 1 i
klubit të SerieA është shprehur se për 15 milionë
euro është gati ta lejojë largimin e
Mustafit, pasi më këtë shumë mund të blejë 10 futbollistë të tjerë, që shumë shpejt mund të arrijnë nivelin e kampionit të botës.
Kjo deklaratë e Ferreros është referencë për klubet europiane, kryesisht gjermane, që synojnë shërbimet e futbollistit, i cili e ka shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesë e Bundesligës në të ardhmen.
Mustafi është formuar në akademinë e Hamburgut në Gjermani, ndërsa në vitin 2009 kartoni i tij u ble nga Everton. Në 2012, pasi nuk gjeti hapësira në formacionin e parë të
klubit anglez, u transferua te Sampdoria.
Rritja profesionale e
Mustafit në Serie A nxitën interesimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për ta veshur futbollistin kuqezi, por në fund ai vendosi të përfaqësonte Gjermaninë, përfaqësuese me të cilën fitoi botërorin, madje si protagonist. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014,
ora 15:53