Mustedanagiç, tranjeri "Part-Time" i Shqipërisë
FSHF po mendon seriozisht për t’ia lënë në dorë ndihmësit të Kuzhes, boshnjakut Xhemal Mustedanagiçit, drejtimin e Shqipërisë në dy ndeshjet miqësore me Azerbajxhanin në “Qemal Stafa” (11 nëntor) dhe me Maqedoninë në Prilep (15 nëntor), raportohet nga FSHF-ja.

Emërimi i trajnerit po shtyhet dita-ditës, çka do të thotë se me shumë mundësi dy miqësoret nuk do të drejtohen nga trajneri i parë. Duka dueht të mendojë një emër të ri për kombëtaren pas refuzimit nga ana e Besnik Hasi.

Bisedimet për trajnerin e ri do të nisin nga e para. Duka do të ketë kohën e mjaftueshme pas dy miqësoreve për të gjetur kandidaturën e duhur, pa pasur presionin e ndeshjeve.

Shqipëria do të nisë grumbullimin për dy miqësoret më 6 nëntor, menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të fundjavës. Duke qenë se ende nuk është zgjedhur trajneri, FSHF ka bërë gati listën paraprake të futbollistëve, madje shumicës së tyre u është nisur ftesa, ndërsa trajnerit të ri (nëse emërohet brenda javës) i mbetet të bëjë ndonjë ndryshim emergjent. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori