Mutu: Mund te fitojme cdo ndeshje
Pëlqej
Albeu.com
Sulmuesi i Fiorentinёs, Adrian Mutu, beson se ekipi i tij ka mentalitetin e duhur tё fitojё çdo ndeshje qё luan.
Klubi italian ka pasur njё fillim jo bindёs kёtё sezon, derisa renditet nё vendin e nёntё nё tabelën e Serie A. Nё vikend ata ndeshen me Udinesen, ndërsa Adrian Mutu beson se do tё mund tё shёnojnё fitore tё rёndёsishme nё kёtё ndeshje.

“Nё tre vitet e kaluara ne kemi punuar shumё dhe kemi bёrё shumё përpjekje pёr tё ngritur ekipin. Me grupin qё kemi, besojmë se mund tё fitojmë çdo ndeshje, edhe nёse duhet tё udhёtojmё tek ndonjë ekip i fuqishëm”, ka thёnё Mutu.
Shtuar më 21/11/2008, ora 15:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori