Muzaka: Ishte një ndeshje e vështirë
Gjergji Muzaka mesfushori shqiptar ka deklaruar se skuadra do të shkojë në Beograd për tre pikët

Ai tha: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, përveç tensionit si para dhe gjatë ndeshjes. Jemi munduar ta shmangnim trysninë. Më vjen mirë që nuk pati probleme, edhe me rezultatin jam i kënaqur. Ne ishim shumë të qetë, për të mos provokuar në asnjë momente. Do mundohemi të marrim atje maksimumin e pikëve. Do të synojmë të kalojmë grupin. Ishte një ndeshje e kujdesshme, nuk donim të rrezikonim më shumë. Patëm një mundësi me Xhejmsin. Episodet bëjnë diferencën në këto ndeshje,” deklaroi Muzaka për RTSH. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori