Mziu sqaron të vërtetën e asaj që ka ndodhur te Korabi
Pas akuzave dhe kundërakuzave ditën e fundit mes Fehmi Mëziut dhe lojtarëve të përjashtuar, vjen edhe një reagim i gjatë. Është vetë administratori i klubit dibran që ka folur në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka treguar me hollësi të gjithë ato që kanë ngjarë qysh nga fillimi i sezonit të Superiores. Mëziu ka sqaruar çështjen e merkatos, pagave, premiove si edhe ato të sponsora e

Situata e vitit të kaluar – “Lojtareve te vitit te kaluar klubi ju eshte borxhli, eshte premtuar nje premio e majme dhe djersa e tyre nuk u shperblye deri ne fund. Ata iken dhe ne momentin qe une i kam kontaktuar te gjithe nje nga nje, veç kesteve paradhenie dhe rrogave te dyfishuara me kane kerkuar dhe premion e vitit te kaluar ne te kundert nuk pranonin te qendronin ne klub dhe ne nje fare menyre e shkrine ate. Te gjithe u larguan staf lojtare, as baza materiale nuk egzistonte me”.

Sponsorat – “Kam ofruar nje sponsor te fuqishem qe e falenderoj dhe na beri te mundur bazen materiale dhe ditaktike per ekipin e pare dhe moshat. Une jam ai qe kam kontaktuar me Naim Agollin dhe i kam derguar nje pasqyre te financave qe me garantoi bashkia dhe cfare duhej te shtonin ata. Rame dakord dhe nisi krijimi i ekipit ne ditet e fundit te merkatos nderkohe qe te gjithe ekipet kishin mbaruar fazen. Kerkese e Naim Agollit ishte qe te gjithe merkaton, afrime dhe largime ti menaxhonte Artan Merxhushi, traineri i afruar nga po ai, dhe une skam bere as tentativen me te vogel te perfshihem ne merkato. Lojtaret e vitit te kaluar qe deshiruan te qendrojne me kushtet e reja ishin: Kiri, Mziu, Jubani dhe dy Prençet.

Shpenzimet – “Pasi firmosen u larguan nga trajneri Meto, Mihani, Kiri dhe Selimaj dhe kjo na ka kushtuar rreth 12 miljone. Jane shpenzuar 75.000 dollare ne merkato dhe te gjitha jane te pasqyruara dhe te noterizuara dhe pagesat mujore, Gusht, Shtator, Tetor”.

Tolerimet e ndeshjeve – “Presidenca nisi dyshime per tolerime qe ne ndeshjen e 3-te Korabi 0-1 Luftetari dhe ne njefare menyre u larguan dhe ne forme obligimi moral dhane dy muajt respektive dhe u terhoqen. Ne te njejten kohe skuadra largoi dhe Artan Merxhushin me rezultatet negative dhe mos bindje, sepse largimi i tij nuk ishte kompetence e imja”.

Premio – “Premio qe diskutohet ne gazete ishte 10 miljone ndeshjen me Vllaznine per fitore nga biznesmeni qe na ndihmoi dhe kohet e fundit. Ndeshja perfundoi 0-0, ndersa ndeshjen qe fituam ne Durres Teuta 2-3 Korabi lojtaret pas ndeshjes me kerkuan premion e 1 jave me pare te cilen se kisha ne dispozicion pasi ishte vetem per fitoren me Shkodren. Duke pare kthimin e qetesise dhe nje fitore te vyer vendosa te shperndaj nje premio prej 5000 eurosh nga ana ime. Dhe kam siguruar persona te vene premio ne çdo ndeshje mepas, qofte per fitore apo per barazim, por me paaftesi nuk arriten ti marrin lojtaret. Ky biznesmen dibran ka shperblyer ekipin pas barazimit me Tirane me 5 miljone leke te vjetra, pas barazimit ne Kukes me 5 miljone te tjera dhe pas fitores me Flamurtarin jane shperndare 10 miljone leke te vjetra. Po ky biznesmen ka investuar leket e familjes se tij duke shlyer dhe dy rrogat e prapambetura ne ekip dhe ka financuar rikontruksionin e stadiumit ne Peshkopi qe eshte i gatshem per aktivitetin e ndeshjeve ne Superiore. Kam respektuar çdo kontrate me perpikshmeri dhe çdo kusht ne kontrate. Une flas me fakte te dokumentuara, jo me fjale, nuk bej telenovela ne gazeta”

Merkato e dimrit– “Lojtaret qe nuk ishin ne planet e trainerit Haxhiu nga une nuk kane patur pengese dhe i kam liruar pa asnje obligim. Ne Janar kishim nje buxhet prej 26 miljon leke te vjetra dhe me ate buxhet e mbyllen merkaton duke paguar dhe kestet e 4 lojtareve sipas respektimit te kontrates dhe shpenzimet te tjera me fatura ne dobi te ekipit. Une jam punonjes i ekipit dhe jo me nje sponsor, por jane mesuar deri tani: Tju siguroj rrogat perpara afatit, shperblime apo huadhenie, jane mesuar ti kompletoj me kepuce dhe gjithcka tjeter dhe tani qe une terhiqem nga keto financime vullnetare dhe vendos te bej punen time si perfaqesues i klubit, marr akuza. Njeriu me i keq eshte ai qe eshte mosmirnjohes. Jane ushqyer nga klubi dhe financuesit e tij dhe per kete flasin faturat, jo une.”

“Gjithsesi, keta jane mercenare, vijne, paguhen dhe largohen, pa dashur tja dine nese e kane arritur apo jo objektivin. Ne ate ekip kam bere te gjithe rolet ne menyre vullnetare dhe skam kerkuar kurre ane financiare, por ate morale, gjithsesi, nje gje dua tju kujtoj, Fehmi Meziu kurre nuk ju ka ushtruar trysni per humbje por vetem i ka motivuar dhe ka vene ne dispozicion dhe premio, Fehmi Meziu e do ate ekip me shpirt dhe e kam provuar qe kur e morra per dore nga kategoria e dyte. Sot jam fillikat dhe i vetem, gjithsesi une do ti leviz guret e mi deri aty ku kam mundesin dhe me lejon matematika por ne fushen e lojes nuk luaj une, por ata dhe ata te japin llogari per paraqitjet e turpshme, nga ana ime nuk ka munguar asgje. Korabi renditet ne ekipet qe paguajne me shume per lojtaret ne Shqiperi”.

Lojtarët e pezulluar- “Kam komunikuar dhe personalisht me lojtaret e pezulluar dhe me kane kerkuar qe te mos paguhen deri ne fund madje edhe te kthejne nje shume mbrapsht vetem qe te mos i dergoj ne komision te etikes por une ju jam pergjigjur qe si Fehmi nuk dua te bej asgje me ata si persona por si klub kam bere gati gjobat dhe pamjet filmike per dyshim ne tolerim ndeshjesh per ata si lojtare”.

Çështja e stadiumit “Selman Stërmasi” – “Dua te sqaroj dhe opinionin publik per here te pare qe me Klubin e respektuar te KF Tiranes ne nuk kemi asnje pagese te prapambetur madje Zoterise te nderuar Halili i kemi shlyer gjithcka dorazi pasi ne momentin qe kemi kerkuar numrat e llogarise te klubit na eshte komunikuar qe:Per arsye se llogarite tona jane te bllokuara per shkak borxhesh do kishim deshire te rregulloheshim me para ne dore. Ndersa ne Kukes, perfitoj ti falenderoj per mikpritjen, dhe i pergezojme per ecurine e shkelqyer si klubin ashtu dhe Z. Gjici i cili eshte shembull per tu ndjekur, sqarojme qe marrveshja per dy ndeshjet e luajtura ne stadiumin e Kukesit eshte dy miljon leke te vjetra dhe kishte nje kontrate te firmosur. Jam i gateshem te perballem me letra dhe drejtesi jo thashethem te disa indiviteve dashakeq te Korabit”.
Shtuar më 23/02/2017, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori