"Na lejoni të ushtrojmë profesionin tonë", klubet e vendit europian kundër ndalimit të futbollit
Klubet elitare në futbollin
suedez kanë akuzuar
autoritetet shëndetësore të vendit se po i pengojnë të zhvillojnë profesionin e tyre me ndalimin e futbollit në vend.
Kampionati
suedez pritet të rifillojë në datë 14 qershor, por duhet marrë drita jeshile nga
autoritetet shëndetësore, të cilat i tremben grumbullimit të tifozëve jashtë stadiumeve.
“Ne mendojmë që kemi marrë një përgjegjësi të madhe për të kryer punën tonë pa lejuar përhapjen e koronavirusit dhe nuk shohim një lidhje me baret sportive për shembull, të cilat kanë përgjegjësitë e tyre.
Qendrat tregtare dhe restorantet lejohen të rrinë hapur për aq kohë sa respektojnë kërkesat e autoriteteve. Ndërsa ndeshjet nuk lejohen të luhen, pavarësisht se bëhet fjalë për 11 kundër 11 në një stadium bosh. Ku është logjika këtu?” thuhet në deklaratën e kampionatit
suedez.
Shtuar më 15/05/2020,
ora 22:28