"Na mungon thellësisht i dashur Kobe", Beyonce kujton legjendën e NBA-së (FOTO LAJM)
Këngëtarja me famë botërore, Beyonce është ndër personat e fundit që ka reaguar pas aksidentit fatal të Kobe dhe vajzës së tij duke iu bashkuar lutjeve.

Pesë-herë kampioni i NBA vdiq të dielën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte. Ai po udhëtonte me vajzën e tij dhe disa shokë, përkundër mjegullës që e kishte kapluar atë pjesë të Los Angelesit, transmeton Gazeta Express.

Bota e sportit ka qenë duke e vajtuar humbjen e Bryant që nga atëherë dhe së fundi lutjeve për të dhe familjen e tij i është bashkuar edhe këngëtarja e famshme amerikane, Beyonve.

Beyonce ishte mysafire e rregullt në ndeshjet e Los Angeles Lakers, klubi ku Kobe e kaloi karrierën e tij mbresëlënëse në NBA. Në postimin e saj, Beyonce e postoi një fotografi të Kobet me vajzën e tij Gianna, që gjithashtu ka vdekur në këtë aksident,.

“Unë do të vazhdoj të lutem me zell për mbretëreshat e tua. Na mungon thellësisht i dashur Kobe”, shkroi Beyonce.

Beyonce gjithashtu e postoi nga një fotografi të Kobe Bryant dhe Giannas ndarazi, pa përshkrime.

Të martën në mbrëmje, hetuesit treguan se si besojnë ata se u rrëzua helikopteri, duke i detajuar momentet finale të fluturimit që ka tronditur botën e sportit për shkak të reputacionit global të ish-basketbollistit të LA Lakers.

Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB) ka bërë të ditur se helikopteri Sikorsky S-76 B me dy motorë kishte tentuar të ngjitet për t’iu shmangur një shtrese resh, gjë për të cilën piloti Ara Zobayan mori leje nga kontrolluesit e trafikut ajror, para se ta bënte një kthesë të fortë në ta majtë duke u rrëzuar.

Nga ai moment, NTSB beson se helikopteri ra poshtë me shpejtësi rreth 40 kilometra në orë dhe u përplas në një kodër 60 sekonda më vonë, duke shpërthyer në flakë menjëherë.

“Ne e dimë se helikopteri u përplas me shumë energji në tokë”, tha anëtarja e NTSB, Jennifer Homendy, duke shtuar se helikopteri kishte qenë në një pjesë para se ta godiste tokën.

Homendy tha se retë, mjegulla dhe dukshmëria e dobët të raportuar në zonë të dielën janë detaje kyçe në këtë hetim, që do të zgjasë të paktën një vit për t’u kompletuar.

Helikopteri nuk ishte i pajisur me ndonjë sistem paralajmërues për terrenin, që do të mundë të alarmonte pilotin se helikopteri ishte shumë afër me kodrën. Ai s’kishte as kuti të zezë, pasi që për atë lloj helikopteri nuk kërkohej një gjë e tillë. Kutia e zezë do ta bënte më të lehtë të kuptoheshin rrethanat e aksidentit.

Një mesin e gjërave që u shpëtuan nga vendi i ngjarjes ishte një iPad, që hetuesit shpresojnë të ketë qenë i pilotit për informata lidhur me motin dhe rrugëtimin e fluturimit.

Zyrtarët e NTSB-së gjithashtu i lajmëruar të afërmit e të vdekurve për detajet e reja përmes telefonit të martën, mirëpo nuk zbuluan se çfarë iu ishte thënë atyre apo kush kishte marrë pjesë në atë telefonatë.
Shtuar më 30/01/2020, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori