"Na sillni Pajtim Strugën", tifozët e Tiranës injorojnë keq klubin
Tirana pret Partizanin të premten, në një ndeshje që nis prej orës 19:00 në “Air Albania Stadium”. Ashtu sikurse në ndeshjet e tjera, klubi bardheblu ka menduar për pak “show” para ndeshjes dhe këtë herë i ftuar special do të jetë këngëtari Majk.

Klubi i Tiranës e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale diçka të tillë dhe tifozët e kanë komentuar diçka të tillë, madje me kritika. Njëri prej tifozët shkruan: “Prandaj i boni biletat 15, me pagujt këto tipat. O Rito, maji ato pare e paguaj borxhet, se s’po i bie kujt në mend për Majkun”.


Komentet janë të shumëllojshme: “E bot stadiumin tallava”, shkruan një tjetër. Ka nga ata që duan Pajtim Strugën, ose Artiola Toskën. “po ik mer vlla se nuk e duam hiç këtë rob, na sillni Pajtim Strugën ose Artiola Toskën”, është një prej komenteve.

Ka edhe nga ata që nuk i pëlqejnë gjëra të tillë. “Për çfarë duhet në stadium ky? Mos e bëni bajat sportin”, shkruan një tifoz, ndërsa një tjetër ironizon me faktin që hyrja në stadium do të jetë me karta identiteti. Ai shkruan: “Nuk e di domethënë, nuk di mo ça të them. Po ky me kartë do futet?”.
Shtuar më 27/02/2020, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori