Nacho po kthehet në hero tek Reali, i gjithë stadiumi e duartrokiti kundër Deportivos (VIDEO)
Nacho ishte heroi i vërtetë i Real Madridit në mbrojtje gjatë ndeshjes së fundit ndaj Deportivo La Corunas.

Qendërmbrojtësi spanjoll vazhdimisht po tregon ambicien tij të një djali që nuk lodhet për t’u përmirësuar cdo ditë dhe i cili kohë më parë fitoi dashurinë e Bernabeu.

Madje, në ndeshjen e fundit i gjithë stadiumi brohoriste emrin e tij sic kanë bërë në raste tjera me Cristianon apo Isco. Ky është Nacho, i cili shënoi dy gola, bëri një punë të shkëlqyeshme në qendër të mbrojtjes, i qetë dhe gjithmonë i vëmendshëm, përcjellë Albeu.com.

Pavarësisht se viteve të fundit ekipi Madrilen ka pasur qendërmbrojtës si Ramos, Varane apo Pepe, mbrojtësi Spanjoll gjithmonë ka fituar hapësirën e tij dhe ka dëshmuar aftësitë e tij të mëdha./albeu.com/
Shtuar më 23/01/2018, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori