Naiggolan për Icardin: Ai e ka dëmtuar Interin
Radja Nainggolan e ka kritikuar bashkëlojtarin e tij, Mauro Icardin, për mungesën në skuadrën e Icardit, duke pretenduar se argjentinasi e ka dëmtuar skuadrën e zikaltërve me sjelljet e tij gjatë kësaj kohe.

Mauro Icardi nuk kishte luajtur për Interin për pothuajse dy muaj, pasi i ishte marrë shiriti i kapitenit në shkurt. Agjentja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, i kishte zemëruar drejtuesit e klubit me deklaratat e saj për bisedimet për kontratën e re.

Sulmuesi argjentinas u kthye me një gol dhe një asist në ndeshjen e javës së kaluar kundër Genoas, duke i rritur shpresat e Interit për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Përderisa Nainggolani është i lumtur që Icardi është kthyer në skuadër, ai nuk beson se problemet mes tij, bashkëshortes së tij dhe klubit duhej të ishin lejuar të ndikonin te pjesa tjetër e skuadrës.

"Çdo lojtar në skuadër është i rëndësishëm, por askush nuk është i pazëvendësueshëm. Mauro është një lojtar i mrekullueshëm, por ne e kemi edhe një sulmues tjetër, Lautaro Martinezin, i cili bërë punë të mirë kur e pati mundësinë", është shprehur Nainggolani.

"Shumë gjëra janë thënë. Nëse Mauro kishte probleme me dikë, ai duhej ta kishte zgjidhur atë dhe nuk duhej t’i kishte lejuar ato probleme që ta dëmtonin pjesën tjetër të skuadrës".

"Mjaft tani, ai është duke stërvitur dhe është i gatshëm, si të gjithë të tjerët. Nëse ai vazhdon kështu dhe shënon gola, ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Unë i tregova atij çfarë mendoj".

"I thashë se nëse ai ka nevojë të zgjidhë diçka me dikë, i gjithë grupi s’duhet të paguajë me mungesën e tij. Trajneri Luciano Spalletti e vendosi përqendrimin te grupi". /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori