Nainggolan flet pas largimit nga Interi: Do i tregoj...
Radja Nainggolan ishte një nga blerjet më të bujshme të Interit sezonin e kaluar por këtë viti me ardhjen e Contes, belgu nuk bën pjesë në planet e zikaltërve.

Kështu mesfushori zgjodhi të rikthehet sërish të Cagliari me të cilën për 4 sezone nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Në një intervistë për "TuttoMercato.web", mesfushori ka folur për këtë largim dhe i ka hedhur një “kunj” Interit, që nuk e mbajti në skuadër.

"Jam i kënaqur që kthehem në shtëpi. Bëra një zgjedhje pak të detyruar, por në fund e mora këtë vendim dhe shpresoj të bëjë mirë. Tani unë kam përparësi të tjera, kështu që nuk ishte e lehtë të bëja një zgjedhje në këtë rast. Tani do të sfidoj veten. Do kthehem te Kaljari dhe do të përpiqem të dëshmoj se Interi bëri gabim që më largoi", kanë qenë fjalët e Naingolan.

Belgu përveç problemeve në aspektin profesional, ai ka një problem edhe më të madh, pasi bashkëshortja e tij është diagnostifikuar me kancer. /albeu.com
Shtuar më 03/08/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori