Nainggolan flet për Romën: Dhashë gjithçka për atë skuadër, doja ta mbyllja karrierën në Olimpico
Radja Nainggolan është rikthyer te Cagliari, skuadër që e bëri të famshëm mesfushorin belg.

Pas një aventure jo të mirë te Interi, Nainggolan u huazua te Cagliari për një edicion nga Interi.

Mesfushori belg është rikthyer të flas për të kaluarën e tij te Roma, ku qëndroi për katër vite.

“Vështirë ta shoh Romën pa Tottin e De Rossin. Për të luajtur te Roma duhet të jesh futbollist me personalitet të lartë. Aty është gjithçka mirë, por kur gjërat nuk ecin si duhet bëhet e vështirë”, tha Nainggolan.

31-vjeçari pa menduar dy herë thotë se do ta përfundonte karrierën te Roma, pasi ishte i lumtur në Olimpico.

“Nëse më pyesni a do ta përfundoja karrierën te Roma, padyshim që po. Isha i lumtur atje, kisha gjithçka çfarë doja dhe dhashë shpirtin për atë skuadër”.

“Ishte një zhgënjim i madh për mua largimi nga Roma, por në jetë ndonjëherë rrugët bashkohen përsëri”, tha Nainggolan.

Belgu do të rikthehet të luaj në Olimpico të dielën, ku me Cagliarin e tij do të jenë ne transferte ndaj Romës.
Shtuar më 04/10/2019, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori