Nainggolan i mbeti në derë, Interi befason me vendimin e marrë për belgun
Radja Nainggolan me shumë gjasa do të mbetet zikaltër këtë sezon.

Pas huazimit te Cagliari, drejtuesit e Interit, duket se kanë menduar ta mbajnë në skuadër belgun, i cili nuk do të kthehet te skuadra që u aktivizua sezonin e fundit.

Lajmi u konfirmua edhe nga presidenti i Cagliarit, Xhiulini, i cili në një prononcim për "Sky Sport" tha se marrëveshja nuk u arrit.

"Takimi nuk shkoi mirë. Është e pamundur të khethet. Besoj që do të qëndrojë në Milano, duan ta mbajnë", u shpreh ai.

Kujtojmë që ditën e sotme te Interi u rikthye edhe kroati Ivan Perisic. Gjithsesi është ende e paqartë e ardhmja e futbollistit që fitoi tripletën me Bayernin. Nuk dihet ende nëse drejtuesit e Interit do ta mbajnë Presicin, apo do ta shesin diku tjetër.
Shtuar më 10/09/2020, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori