Nainggolan nuk e pranon dënimin, mesazhet e tij tërbojnë Interin
Radja Nainggolan është pezulluar nga Interi për ndeshjen ndaj Napolit, dhe me gjobë. Por problemet disiplinore dhe vonesën në stërvitje e kanë zemëruar pa masë belgun.

Mediat në Itali raportojnë se mesfushori belg e ka pritur shumë keq vendimin e klubit zikaltër dhe me disa prej miqve të tij në Romë ka shfryrë, duke zbrazur dufin në disa mesazhe të shkëmbyera.

Nainggolan kërkon hakmarrje: "Do e tregoj në fushë sa vlej dhe pastaj do vijnë të më lëpihen ata intervstë që po më kritikojnë".

Nuk mbaron me kaq, sepse duket se belgu është penduar që la Romën për Interin dhe është gati të kthehet në kryeqytet.

"Tottin e kam mik, ndoshta ndërhyn ai për rikthimin tim, edhe pse e di mirë që do bëhet rrëmujë e paparë nëse kërkoj largimin nga Interi", shfryn Nainggolan, gjithnjë e më shumë "mish i huaj" në Milano, ku u prit si goditja e madhe e merkatos verore.
Shtuar më 26/12/2018, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori