Nainggolan rrëfen sherrin me tifozët e Milanit (FOTO LAJM)

Një episod i pakëndshëm i ka prishur lumturinë e ditës Radja Nainggolan që kthehej nga Verona, ku Roma fitoi 1-3. Mesfushori, pas ndeshjes në "Bentegodi" ishte duke shkuar për në Cagliari, ku do të kalonte ditën e pushimit që i'u dha nga tekniku Rudi Garcia por mbërritja në aeroport e ka vënë përballë disa tifozëve të Milanit, të cilët kanë shpërthyer në fyerje ndaj futbollistit belg, siç e ka shpjeguar vetë Nainggolan nëpërmjet Twitter-it.


"Vjen në Cagliari dhe bëjnë fenomeni 20 këlyshër të Milanit vetëm se kishin fituar në Cagliari. Ata bëjnë fenomenin me 20 ndërsa ne me 3. Në aeroport ishte e lehtë të më sulmonin dhe nuk di të paktën pëse. Të fortë me 20 veta, në tentativë për të më kapur. "Shiko Nainggolan, ai plehra" I dëgjova dhe vazhduan. Më kanë thënë romanista copë m... Mu desh të mbrohesha, më pas erdhi policia...", shkruan ndër të tjera Nainggolan në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori