Një episod i pakëndshëm i ka prishur lumturinë e ditës Radja
Nainggolan që kthehej nga Verona, ku Roma fitoi 1-3. Mesfushori, pas ndeshjes në "Bentegodi" ishte duke shkuar për në
Cagliari, ku do të kalonte ditën e pushimit që i'u dha nga tekniku Rudi Garcia por mbërritja në
aeroport e ka vënë përballë disa tifozëve të
Milanit, të cilët kanë shpërthyer në fyerje ndaj futbollistit belg, siç e ka shpjeguar vetë
Nainggolan nëpërmjet Twitter-it.
"Vjen në
Cagliari dhe bëjnë fenomeni 20 këlyshër të
Milanit vetëm se kishin fituar në
Cagliari. Ata bëjnë fenomenin me 20 ndërsa ne me 3. Në
aeroport ishte e lehtë të më sulmonin dhe nuk di të paktën pëse. Të fortë me 20 veta, në tentativë për të më kapur. "Shiko
Nainggolan, ai plehra" I dëgjova dhe vazhduan. Më kanë thënë romanista copë m... Mu desh të mbrohesha, më pas erdhi policia...", shkruan ndër të tjera
Nainggolan në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2014,
ora 10:27