Naingolan:Në futboll ka gay, ndërsa unë nuk i refuzoj dot femrat
Pëlqej
Lojtari belge, Raxha Naingolan në një intervistë për “Gert Late Night” ka deklaruar se edhe pse është i martuar, ndonjëherë nuk i refuzon dot femrat.

Naingolan ka mbetur jashtë Botërorit po intervista në “Gert Late Night” mori një rrjedhë tjetër ku vëmendja u përqëndrua më shumë në jetën private të lojtarit.

"Futbolli njihet për femrat e bukura që e rrethojnë. Të gjitha femrat më duan, dhe këtë gjë ma tregojnë në sy. Ndonjëherë është e vështirë edhe t’i refuzoj. Nuk jam engjëll, edhe pse jam i martuar. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të mos mbetet gjë pas.” – deklaroi Naingolan.

Ndërsa më pas shtoi edhe një deklaratë që tërhoqi shumë vëmendje.

“Gay në futboll? Ka disa, por nuk e deklarojnë diçka të tillë sepse kanë turp" tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori