Në 2016, Kampionati Evropian me 24 skuadra
Albeu.com
Rriten shpresat e Shqipërisë për të marrë pjesë në Kampionatet Evropiane të Futbollit. Kjo, pas vendimit që UEFA ka marrë për të rritur numrin e skuadrave që marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit.Në atë të vitit 2016, numri i skuadrave pjesëmarrëse do të jetë 24, kundrejt 16 skuadrave që janë aktualisht. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të UEFA-s. Sipas presidentit Mishel Platini, kjo "nuk do të çojë në një ulje të nivelit të Kampionatit Europian. Skuadra si Anglia, Danimarka, Serbia, Bullgaria, Skocia, që munguan në Europianin e fundit, kanë nivelin e duhur për t'u përfaqësuar në një aktivitet të tillë".
Shtuar më 27/09/2008, ora 04:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori