Nani dhe Bale "ëndrra" e Kontes
Premtimet e Bepe Marotës për të sjellë te Juventus merkaton e ardhshme të paktën një "kampion" ka nxitur fantazinë e tifozëve dhe jo vetëm.

Siç raporton "Tuttosport", dy të preferuarit e Antonio Kontes janë Nani i Manchester United dhe Bale i Totenham. Mision i mundur ky për klubin torinez që po merr veten mirë pas skandalit të calciopolit: janë të parët në kampionat dhe me shumë mundësi do të jenë në Champions League vitin tjetër.

Veprime konkrete priten të ndërmerren gjatë janarit të ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori