Nani zgjedh Fenerbahcen para gruas dhe fëmijëve
Mediat turke kanë zbuluar një histori interesante të të merkatos së janarit. Ylli i Fenerbahces, Luis Nani ka marrë një vendim befasues duke zgjedhur para gruas, skuadrën e tij.

Nani mori një superofertë për të kaluar te një skuadër kineze në janar, por ai e refuzoi.

Gruaja e tij vazhdimisht i ka bërë presion që të largohet nga Fenerbahce pasi nuk po i pëlqen jeta në Stamboll. Gjithsesi Nani ka qenë i prerë në vendimin e tij duke thënë se nuk do ta lërë Fenerbahcen pa fituar një titull kampion.

Me gjithë presionin e gruas, Nani nuk ka ndryshuar mendim, duke bërë që të largohet gruaja e tij.

Daniela Martins i ka marrë dy fëmijët e saj në lidhje me Nanin duke e lënë të vetëm futbollistin në Stamboll. Ajo është shpërngulur në Portugali ku do të jetojë me dy fëmijët e saj.
Shtuar më 02/02/2016, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori