Nantes kthen PSG 10 vite pas, i shkakton humbjen e tretë rradhazi (VIDEO)
Paris Saint-Germaini ka dështuar për herë të tretë radhazi ta sigurojë rezultatin e nevojshëm për t’u konfirmuar kampion në Ligë 1, pasi u mposht përsëri të mërkurën.

PSG-ja duhet të presë edhe disa ditë për ta mbrojtur titullin në ligën elitare franceze, pas humbjes 3:2 nga Nantes në udhëtim.

Pasi u turpëruar 5:1 nga vendi i dytë, Lille, të dielën, parisienët u gjunjëzuan përsëri të mërkurën duke e humbur një rast tjetër për ta fituar titullin.

Këtë herë, ishte Nantes që ia shtyu festen, duke e mundur 3:2, si dhe duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi shtatë herë kampionit të Ligë 1.

PSG-ja kaloi në epërsi herët në ndeshje, me Dani Alvesin që shënoi nga largësia në minutën e 19-të.

Por, dy gola nga Diego dhe Abdul Majed Waris e cuan Nantesin në pushim mes pjesëve me epërsi 2:1.

Në pjesën e dytë, Diego shënoi përsëri, duke ia shuar shpresat vizitorët për ta siguruar titullin në këtë ndeshje, edhe pse i riu Metehan Guclu shënoi një gol të vonshëm. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2019, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori