Nantes nderon Sala, pezullon numrin 9 që mbante argjentinasi (FOTO LAJM)

Nantes ka vendosur ta pezullojë fanellën me numërin 9 që për të nderuarEmiliano Sala, i cili humbi jetën në 21 janar në det teksa avionic i tij u rrëzua në kanalin anglez, shkruan Albeu.com.

Tashmë në shenjë respekti ndaj sulmuesit argjentinas, i cili kaloi katër vjet me kanarinat kanë vendosur të mos ia japin asnjë futbollisti tjetër atë numër.

"Emiliano do të jetë përgjithmonë një nga legjendat që ka shkruar historinë e madhe të FC Nante".

"Ka mëngjese të vështira, zgjime me ankthe, ku realisht na ka goditur realiteti. Emi është zhdukur…"

"Emiliano Sala arriti te ne në korrik të vitit 2015 dhe dinte se si të fitonte zemrat e tifozëve të Nantes. Me punën e tij, dëshirën dhe mirësinë e tij pa kufij, ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i klubit në tre sezonet e luajtura".

"Sot kemi humbur një mik, një lojtar të talentuar dhe një shok shembullor. Ne nuk mund të harrojmë në këtë dramë pilotin dhe familjen e tij dhe kemi besim se autoritetet do të vazhdojnë kërkimet e tyre", thuhet në reagimin e Nantes.

"Nuk kam fjalë. Është një tragjedi, unë jam i thyer. Emiliano la shenjën e tij. Për këtë arsye, si shumë tifozë, dëshiroj ta nderoj atë duke e pensionuar fanellën ne numër 9", ka thënë Ëaldemar Kita, president i klubit francez.

Shtuar më 08/02/2019, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori