Policia ndalon hyrjen në Itali të huliganit që dogji flamurin shqiptar (VIDEO)
Sot në 21:00 Napoli do të kërkojë fitoren ndaj Cervena Zvezdës në ‘’San Paolo’’ për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Në ‘’San Paolo’’ pritet të vijnë 2500 tifozë Serbë të Cervena Zvezdës të cilët shquhen për trazirat që shkaktojnë, shkruan Albeu.com.

Por për fat të mirë në këtë sfidë nuk do të jetë ‘’Ivan Bogdanov’’ i njohur ndryshe si ‘’Ivani tmerrshëm’’. Ai u bë i njohur në 12 tetor të vitit 2010 gjatë sfidës midis Italisë dhe Serbisë e cila nuk u zhvillua për shak të trazirave të shumta që ai shkaktoi në stadiumin te Marasi të Genovës.

Ndërkohë Bogdanov u dënua në atë kohë me 3 vite e gjysmë burg.

Ndërsa Policia në Beograd bën të ditur se ai është ndaluar për këtë sfidë. /albeu.com/


Shtuar më 28/11/2018, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori