Napoli dhe Milani shfaqin interes për mesfushorin e Realit
E ardhmja e Iscos duket se është gjithmonë e më larg Real Madridit, që prej ardhjes së Solarit në drejtimin e stolit të “Los Blankos”.

Duket se Solari e sheh si zëvendësim dhe nuk e sheh Iscon si një lojtar kyç për ekipin e tij. Ndryshe nga Zidane, i cili e parapëlqente shume spanjollin për skemat e tij edhe mënyrën e tij të lojës.

Në garë për mesfushorin janë dy ekipe italiane, Milan edhe Napoli të cilët janë pretendentët e mundshëm për ta transferuar ne ekipin e tyre.

Sipas "Don Balon" ekipi është i gatshëm të shesin lojtarin përkundrejt një shumë prej 70 milionë eurosh. Sipas portalit spanjoll edhe Arsenal ka kontaktuar me drejtuesit e Real Madrid, por çdo gjë mbetet për t’u parë në ditët në vijim.
Shtuar më 26/11/2018, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori