Napoli duhet të shesë lojtarë, këto janë 4 emrat që prijnë listën
Napoli është gati për largime.

Skuadra e Napoli ka shpenzuar disa para në transferime këtë merkato, dhe tashmë duhet të barazojë arkat.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Napoli synojnë të grumbullojnë 150 milionë euro këtë verë.

Për të grumbulluar këto të holla, katër lojtarë janë në listat e lojtarëve që mund të shiten.

Kalidou Koulibaly, Arkadiusz Milik, Faouzi Ghoulam dhe Allan mund të shiten.

Koulibaly kërkohet me ngulm nga skuadrat e Premierligës, por edhe nga PSG.

Nga kartoni i tij Napoli mund të fitojë më së paku 70 milionë euro. Mbetet të shihet cilat do të jenë matematikat e klubit.
Shtuar më 10/08/2020, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori