Napoli e gjen pasuesin e Pepe Reinas
Pepe Reaina e ka konfirmuar se në fund të sezonit nuk do të vazhdojë më kontratën me Napolin.

Napoli vazhdon punën për të siguruar pasuesin e Pepe Reinas, i cili në verë do të transferohet te Milani. Drejtuesit e klubit të kaltër po ushtrojnë presion mbi portierin e Sportingut, Rui Patricio. Në rast se italianët nuk do të arrijnë te kartoni i 30-vjeçarit, si alternativë shihet Areola i Paris Saint-Germain.

Por para se klubi të bëjë lëvizjen përfundimtare për të siguruar portierin, më parë duhet të presë përgjigjen e trajnerit Sarri lidhur me të ardhmen e tij. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2018, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori