Napoli "fiton" Fernandez
Një stadium që festonte golat dhe lojën e benjaminëve të saj gjatë pjesës së parë, mbi të gjitha kur u shënua goli i tretë që si gjithmonë mbante siglën e Mario Gomez Garcia. Ndërsa tifozët napolitanë që ishin rreth 10 mijë të tillë, ndiqnin në heshtje euforinë bavareze.

Por mjaftoi një gol i Fernandez që napolitanët të shpërthenin në festë dhe të rifitonin shpresat që i mbartin prej Napolit, prej kilometrah larg, në një sfidë që mund të kthehej në historike për Axurrët.

Pavarësisht humbjes, Napoli duhet të festojë për lojtarin e ri që përfitoi në këtë ndeshje. Fernando, lojtar i datëlindjes 1989, pjesë e kombëtares argjentinase në ndeshjet e fundit. Ishte rastësia ajo që solli argjentinasin në fushë duke parë mungesën e Paolo Kanavaro.

Ndoshta po të ishte kapiteni napolitan, Fernandez nuk do të ishte sot temë dite në qytetin jugor italian. 2 golat e tij me kokë, me një cilësi prej kampioni të vërtetë, i futën frikën Ribery&Co por edhe mënyra se si mbronte në prapavijën napolitane.

Prandaj, Napoli më shumë se mundlsive për kualifikim duhet ti gëzohet talentit të ri që fitoi. /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2011, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori