Napoli fiton me "manita", Mertens shkëlqen me tripletë (VIDEO)
Napoli shfaqet në ritëm të frikshëm në transfertën ndaj Cagliarit. Skuadra e Sarrit fitoi në shifra të thella 5-0 duke ngjitur për momentin në vendin e katërt në renditje me 31 pikë, vetëm një më pak se Milani, dhe 5 më pak se Juventusi i vendit të parë.

Protagonistë absolut në sfidën e sotme ishte Mertens, i cili realizoi një tripletë personale. Hamsik dhe Zielinski kompletuan sfidën perfekte të napolitanëve.

Hysaj bëri një paraqitje shumë të mirë, por u ndëshkua me një kartonë të verdhë në minutën e 62-të./albeu.com/
Shtuar më 11/12/2016, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori