Napoli fiton me përmbysje ndaj Chievos (VIDEO)

Napoli ka marrë një fitore të madhe sot ndaj Chievos me shifrat 2-1 në "San Paulo", ndeshje e vlefshme për javën e 31 të Serie A.

Napolitanë në pjesën e dytë humbën një shans për të kaluar në avantazh me një penallti të humbur nga Dries Mertens në minutën e 50'-të.

Miqtë surpizojnë Napolin në minutën e 73'-të, ku kalojnë në avantazh me anë të Stepinskit.

Goli i barazimit e shënoi sulmuesi polak, Milik në minutën e parafundit të kohës së rregullt.

Përmbysja vjen në minutën e 90+3' me golin e shënuar nga Diawara.

Pas kësaj fitoreje Napoli renditet në vendin e dytë me 77 pikë, ndërsa Chievo në vendin e 15 me 29 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori